Më 13 dhjetor Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë te ‘Sheshi Skënderbej’ në Shkup.
“Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.
Më 16 nëntor Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, mbajti protestën e radhës në Strasburg, Francë, ku bënë me dije se gjatë këtij tubimi u dorëzuan 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Më 17 tetor Tirana u kthye në kryeqytetin e shqiptarisë, ku mijëra qytetarë bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar./ K.M
