Nga ARTUR AJAZI
Ç’po ndodh me ne, që edhe pas 113 vitesh nga shpalljae Pavaresisë, sërish kemi pengesa për të bërë shtet me ligje. Shtet me Kushtetutë, me Kodin Penal, me rregulla dhe administrate të arsimuar dhe qyteteruar. Ç’po ndodh me ne, edhe pas 113 vitesh, po i vëmëmolotovin dhe stërkëmbësa qeverisjes, shtetit, kryeministrit, presidentit, gjykatave, prokurorisë, nukduam dhe përgojojmë ambasadorët, i sulemi gjërave tëbukura, investimeve, bëjmë pis shokun, mikun, tëafërmin, vetëm për interesa krejt personale. EdheIsmail Qemalin kështu e penguan, kështu ju sulën, derisa e helmuan, e hoqën qafe, jo të huajt, por shqiptarët. Nuk donin zhvillimin, nuk donin shtetin etyre, nuk donin kryeministrin e tyre, nuk doninshkëputjen nga Perandoria Osmane, donin të rrininashtu siç ishin, pocaqi dhe me bajraktarë. Kemi 113, qëshajmë, ofendojmë, denigrojmë, spërkasim me pështyma dhe molotovë gjithçka shqiptare, të bukur, tradicionale, nuk duam askënd që na qeveris, edhe pseka fituar majën e pushtetit me vota të lira. Mos ndoshtajemi të qepur dhe të prerë vetëm për diktaturë ? Kjopasi Enver Hoxha nuk kishte si ta mbante ndrysheveçse me diktaturë, nuk kishte si ti mbyllte ndryshegojën edhe antishqiptareve veçse me diktaturë. Ne kemi humbur sensin e jetës, nuk duam asgjë dhe asnjëqë është shqiptar. Helmojmë gjithçka ndertohet, gjithçka rinohet, shpifim dhe baltosim njeriun e punës, për zanatin, profesionin, dhe pronën e tjetrit. Saposhohim se dikush nis dhe ujdis punëra të mira, i sulemisi shqiponja ta shqyejmë. Sapo nis dikush ta qeverisësiç duhet fshatin, qytetin, shtetin, ne e bëjmë pis, e shajmë e sikterrisim. Sali Berisha mbetet unikal nëllojin e tij. Ka 35 vjet që nëpërkëmb shtetin, flamurin, dinjitetin, seriozitetin e përkushtimin e shqiptareve. Ka 35 vjet që pengon dhe i vë “shkopinj nën rrota” qeverive që punojnë, dhe çdo kryeministri që tenton tëbëjë shtetin me ligje. Ai shkel ligjet, dhunonKushtetutën institucionet, shpif dhe akuzon këdo, që e sheh si progresist. Ai nuk e do zhvillimin, nuk e do rendin, qetësinë, ai nuk e do, por e lufton shtetin, zbatimin e ligjit, pasi ka partner të keqen. I tillë ka qenë edhe Esad Pashai, që ishte gati të digjte gjithëdynjanë për interesat e tij. Ai nuk ngurron të pengojëme çdo mjet antiligjor, qeverinë kundershtare tëpunojë, të investojë, të ndertojë, të integrojë vendin nëEuropën aq të ëndërruar, nga rilindasit tanë, dhe vetëBabai i Pavarësisë Ismail Qemali. Gjithmonë Shqipëriaka patur edepsizët e saj, të shiturit e saj, mercenarët e saj, që e kanë penguar dhe luftuar zhvillimin e vendit, për interesat e tyre krejt personale./kb
