Last Updated on 23/02/2026 by Anisa
Një operacion i zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka çuar në sekuestrimin e rreth 57 kilogramëve lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe një arme zjarri automatike, si dhe në arrestimin e dy personave.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni policor i koduar “Brotherhood” u organizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për dy shtetas që dyshohej se merreshin me transport dhe shitje të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll një automjet tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.
Në vijim të veprimeve, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M. në fshatin Trevllazër, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër kanabisi, duke e çuar sasinë totale të sekuestruar në rreth 57 kilogramë.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. L. në fshatin Mavrovë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike, model 56, si dhe një karikator me 30 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, dy shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për dy shtetas që dyshohet se merreshin me transport dhe shitje të lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brotherhood”.
Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.
Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotikemav kanabis, e përgatitur për shitje.
Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë;
-L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë,
për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./A.D
