Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga grabitja e miliona eurove në shtëpinë e një familje rome në Elbasan.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha ka treguar historinë e grabitësve natën e 12 tetorit, ku pavarësht se ishte trajtuar në media si vjedhje e rëndomtë, elementet e saj e pëshkruajnë atë si një skenar filmash.
“Ngjarja ka ndodhur në 12 tetor, doli në media, por u trajtua si grabitje ordinere. Ndërkohë elementët, që përshkruheshin, pamë videon mbrapa që romët u suleshin grabitësve, që nuk përdorën armë. Pse kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen? Ka element që e nxjerrin nga qethulli i grabitjes ordinere. Vetë kostoja, veshjet, makinat, mënyrat si kanë hyrë. Ora 4 e mëngjesit, në atë orë kanë hyrë dhe i kanë gjetur të gjithë në gjumë. Kanë marrë makinë nga Tirana.”, shprehet Hoxha.
Hoxha deklaroi se, Lorenc Zerellari, emigrant në Greqi bashkë me disa pjestarë të tjerë të komunitetit rom, kishin gjetur 14 milionë euro, në pronën e një ish-kryetari bashkie të vendit fqinj. Sipas gazetarit, Zenellari i ka marrë dhe qe kthyer në Shqipëri, për t’i shpëtuar paratë e vjedhura.
“Makinës i janë vënë targa të Kosovës, ka hyrë si policia dhe kanë thënë kontroll për drogë dhe armë. Kanë kapur Lorenc Zerellari, emigrant në Greqi. Familjarë nuk e kanë deklaruar, në fillim thanë 30 mijë, celularë. Por zanafilla fillon në Greqi. Disa pjesëtarë të komunitetit rom, që ishin shtetas grekë bashkë me Lorenco Zerellarin, kanë qenë duke kërkuar për metale, në pronën e një ish kryetari bashkie që ka vdekur. Duke kërkuar, kanë hapur një vend të mbyllur dhe kanë gjetur 14 milionë euro. Kanë qenë të futura në zarfe, të shënuara se për çfarë ishin marrë. I kanë ndarë paratë. Pjesa e romit në Shqipëri, ishte 6 milionë euro. Ai ka marrë paratë dhe kanë ardhur në Shqipëri.”, shtoi ai.
Me sa duket, Zenellari ka kryer blerje me shuma që bien në sy dhe lajmi ka shkuar deri në Greqi ku edhe kanë nisur aludimet se, ai mund të kishte qenë njëri nga grabitësit.
Shuma e vërtetë e vjedhur nuk është zbardhur ende megjithatë, nga pesë grabitës, autoritetet kanë identifikuar tre.
Hoxha thekson se ajo çfarë e bëri të famshme këtë grabitje është forma dhe mënyra se si vjedhja u krye në një lagje rome. Ndërsa shton se, nuk dihet ende fati i 6 milionë eurove.
“Në Greqi kanë shkuar edhe atje ti grabisin. Ky është kthyer në Shqipëri për ti shpëtuar. Ka marrë garanci në Shqipëri por ka rënë në sy, ka blerë disa gjëra të shtrenjta. Ka ardhur lajmi nga Greqia që ky mund të jetë një nga grabitësit. Prandaj është ngritur kjo skuadra komando. Këta kanë shkuar për të gjetur sasinë e madhe të parave. Ajo që nuk thuhet, as ata vetë nuk e thonë sa para kishin dhe a e morën autorët. Deri tani nga pesë persona janë identifikuar tre. Në fund të fundit, kanë grabitur grabitësit. Ajo që e bëri ngjarjen të famshme është forma që u përdor dhe si shkuan në një lagje rome. Në rastin konkret jemi në këtë situatë, nuk dihet fati i 6 milionë eurove”, tha Hoxha./k.m
