Last Updated on 05/08/2026 by EL
Një grabitje me armë zjarri është shënuar në një argjendari në zonën e Paskuqanit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, policia dyshon se në ngjarje janë përfshirë dy autorë, të cilët kanë qenë të armatosur me kallashnikovë dhe pas grabitjes janë larguar me motor.
Forcat e policisë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe vlerën e sendeve të grabitura./et
