Last Updated on 13/06/2026 by EL
Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.
Protestuesit kryesorë i kanë kërkuar grupit të Pilinçit që të ulin volumin e fonisë deri në nisjen e marshimit, në mënyrë që të ruhet organizimi i protestës.
Nga ana e tyre, përfaqësues të grupit të Pilincit janë shprehur se kanë leje për zhvillimin e protestës, duke deklaruar gjithashtu se “prof. dr. Pilinçi është rrugës dhe pritet t’i bashkohet tubimit”.
Më pas, grupi i Pilinçit ka nisur fjalimet në shesh, ndërsa protestuesit e tjerë kanë vijuar marshimin e planifikuar drejt Kryeministrisë./ET
