Last Updated on 15/09/2025 by adminfjala
Një tjetër duel i madh mes Liverpool dhe Manchester City pritet të zhvillohet jashtë fushës së lojës, pasi të dy klubet janë gati të garojnë për nënshkrimin e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi.
Saga e transferimit të 24-vjeçarit kishte nisur më herët këtë vit, kur Liverpool tentoi ta merrte në ditën e fundit të merkatos, por marrëveshja u prish pasi Palace nuk arriti të gjente një zëvendësues.
Tani, me kontratën e Guehit që skadon verën e ardhshme, situata ka ndryshuar. Manchester City po shqyrton opsionin e një para-kontrate në janar, ndërsa Liverpool mbetet i bindur se marrëdhënia e mëparshme me lojtarin mund t’i japë një avantazh. m.p.
