Last Updated on 19/11/2025 by EL
Ish-banori i Big Brother VIP dhe ish-kandidati i opozitës në zgjedhjet e 11 Majit, Armando Kllogjeri, ka deklaruar se do të ia jepte votat e tij kandidatit të PS-së në Gramsh, në mënyrë që ky i fundit të shkonte në Parlament.
Ai tha se është më e rëndësishme që Gramshi të përfaqësohet nga një banor i tij.
“Këtë herë ishte pak më ndryshe, sepse kandidonim dy djem nga Gramshi dhe nga Partia Socialiste ishte një djalë shumë i mirë, një doktor dhe më erdhi keq që nuk fitoi. Po ta dija që nuk do të fitonte, do të ia jepja të gjitha votat e mia, vetëm që të ishte një djalë nga Gramshi dhe që të përfaqësonte zërin e atyre banorëve. Por mesa duket, gramshiotët kanë zgjedhur t’i përfaqësoj një jabanxhi sesa një djalë nga Gramshi”, tha Amardo Kllogjeri./E.T
