Last Updated on 26/11/2025 by Kesjana
Një konflikt që dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale ndërmjet disa adoleshentëve ka përfunduar në një përplasje të dhunshme mes dy grupeve, ku si pasojë është plagosur me thikë një 15-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, pasi të rinjtë kishin rënë dakord të takoheshin për të “sqaruar” debatin e nisur online.
Autori i dyshuar është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa i mituri i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal. Grupi i të rinjve dyshohet se ka tentuar fillimisht ta fshehë ngjarjen. Dy protagonistët e konfliktit janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
