Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot udhëtimin e tij drejt SHBA-ve pas më shumë se një dekade.
I pyetur nga gazetari Çim Peka, Berisha u shpreh se këtë ngjarje nuk e sheh si hakmarrje as ndaj ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që njoftoi përjashtimin e tij nga partia për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria amerikane dhe as ndaj ish-ambasadores amerikane të atyre viteve, Yuri Kim.
“Jo nuk ndjej ndonjë hakmarrje ndaj tyre. Sepse në mënyrë të përsëritur, njeriu që ishte marrë aktivisht me ëktë çështje se kjo nuk hiqet kurrë, sado që jepja shembuj që është hequr. Ajo insistonte se nuk hiqej kurrë. Njerëzit që e dëgjonin e kishin të vështirë të mos besonin ambasadoren dhe jo mua. Ata betoheshin dhe madje u përpoqën të ulin edhe avionit që të mos vija”,-tha Berisha./mxh
