Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Armëpushimi në mes Izraelit dhe Hamasit është ende shumë delikat. Mirëpo, kryeministri Benjamin Netanyahu është shprehur i vendosur se do ta zbatojë planin e paqes me “grusht tëë hekurt”.
Përpara përfaqësuesve të Knessetit, kryeministri izraelit bëri me dije se lufta nuk ka përfunduar, ndërsa theksoi se Hamasi nuk ka të njëjtat qëllime.
“Ata që kërkojnë të na dëmtojnë, po riarmatosen. Ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre për të na shkatërruar. Hamasi do të çarmatoset. Gaza do të çmilitarizohet. Do të ndodhë në mënyrën e lehtë ose të vështirë. Por do të ndodhë”.
Netanyahu gjithashtu la të kuptohej se Izraeli po i afrohet vendeve të rajonit më shumë se kurrë më parë dhe tha se publiku do të dëgjojë më shumë për këtë./ MXh
