Last Updated on 18/12/2025 by Kesjana
Mësohet se është hapur gara për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Ministria e Brendshme ka hapur garën dhe deri më datë 30 dhjetor kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet.
Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit më 3 qershor të këtij viti, institucionin e Gradës e ka drejtuar si drejtor i komanduar oficeri i karrierës Simon Zereci.
