Last Updated on 17/09/2026 by EL
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin me Departamentin e Administratës Publike, kanë hapur Thirrjen për Punësimin e Studentëve Ekselentë 2026, duke ofruar 210 mundësi punësimi në 91 institucione të administratës publike, në Tiranë dhe në 25 qytete të tjera vendit.
Thirrja u drejtohet të rinjve që kanë përfunduar studimet universitare në ciklin e parë ose të dytë, me mesatare të ponderuar 9.00–10.00 ose ekuivalente me të, nga viti 2023 e në vijim.
Përmes kësaj thirrjeje, studentët ekselentë kanë mundësi të fitojnë përvojë kualifikuese, të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe të njihen nga afër me proceset e punës së institucioneve publike.
Skema parashikon punësim të përkohshëm për një periudhë 1-vjeçare. Pas përfundimit të kësaj periudhe, kandidatët që dëshirojnë të vijojnë karrierën në administratën publike duhet t’u nënshtrohen procedurave të rekrutimit të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi
Ndër vite, përmes Thirrjes së Studentëve Ekselentë, mbi 500 të rinj janë emëruar në shërbimin civil, duke e konsoliduar këtë program si një nga mekanizmat për afrimin e të rinjve me rezultate të larta akademike me administratën publike.
Afati i aplikimit është data 1 tetor 2026. Për të parë vendet vakante, kriteret dhe mënyrën e aplikimit, klikoni linkun: https://rekrutimi.administrata.al/shpalljet/shfaq/8?exellence=8
