Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti po tallet me Kosovën.
Para fillimit të seancës së sotme, ai ka thënë se Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje për arsye se ky i fundit ka përgatitur një pako financiare që synon të shpërndajë para zgjedhjeve.
“Nuk besoj që është ofertë së pari dhe nuk është qëllimi të oferta sa është vetëm te shfrytëzimi i kësaj kohe që ka mbetur për ta harxhuar pa kryer punën që i takon me krye. Pra, Kurti ka vendosur të shkojë në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin ose në kohën kur e ka votuar buxhetin pa bërë marrëveshje me subjektet opozitare për ndonjë projekt, për ndonjë temë të caktuar dhe këto janë një lloj kamuflazhe e tij. Për fat të keq ai po tallet me të gjithë ne, me gjithë Kosovën, po shkon drejt zgjedhjeve, veç e ka përgatit një pako financiare që synon me e shkepë para zgjedhjeve disa ditë me një pension plus dhe disa shtesa të tjera. Ai e ka gjetur formulën mos me punu katër vjet, mos me zhvillu vendin, mos me i rrit pagat ”, ka thënë ai.
