Fansat e filmit Harry Potter do të kenë një mënyrë të re për ta përjetuar filmin e parë, teksa Cosm dhe Warner Bros Pictures njoftojnë se Harry Potter dhe Sorcerer’s Stone” do të vijë në ambientet e Shared Reality të Cosm.
Prodhimi deri më tani shfaqet në Los Angeles dhe Dallas, më pas me vende të tjera të planifikuara në Atlanta Detroit dhe Cleveland.
Cosm po bashkëpunon me Little Cinema dhe Make Entertainment për të rindërtuar filmin në një format gjithëpërfshirës të projektuar për kupolat e tij masive LED prej 87 metrash, me mbi 12 mijë rezolucion.
“Ne e dimë që fansat e Harry Potter e dashurojne këtë film anembanë globit dhe është një ekskluzivitet i dashur, kështu që ne dëshirojmë t’ia plotësojmë këtë dëshirë. Cilat janë ato momente autentike? Dhe pastaj si mund t’i befasojmë dhe ti kënaqim?”, tha Nënkryetari i kompanisë Cosm, Alexis Scalice.
Prodhimi e rrethon audiencën me pamje të plota, mjedise të kuruara dhe ide të fshehura nga Bota e Magjisë.
Fansat do të ndihen sikur po hyjnë brenda filmit gjatë momenteve kyçe të Harry Potter.
Warner Bros e quan këtë format një mënyrë të re për të festuar titujt e saj kryesorë përmes kinemasë fizike dhe gjithëpërfshirëse./mxh
