Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk.
Sipas raportimeve dhjetëra kursantë të Akademisë së Sigurisë kanë patur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke.
Ata kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.
Kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë së Sigurisë helmohen nga ushqimet.
Një episod i tillë ndodhi në maj ku 56 studentë shkuan në spital me të njëjtat simptoma, të vjellura, temperaturë, diarre dhe dhimbje koke./ kb
