Last Updated on 14/10/2026 by EL
Regjisori dhe aktori i njohur Hervin Çuli ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me protestën studentore që po zhvillohet në kryeqytet, ku ka kritikuar ashpër sjelljen e disa protestuesve dhe mënyrën se si po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se dhuna ndaj bizneseve dhe policisë, si dhe patrulla fyese ndaj kryeministrit Edi Rama nuk shërben për ndryshim. Gjithashtu në postim ai u ndal te mungesa e një fronti të përbashkët politik, duke e konsideruar si një problem kryesor të situatës aktuale.
Postimi i plotë:
“Kapuconët e Zinj” që shqyejnë cdo gjë që u del përpara dhe godasin me gurë xhamat e bizneseve dhe policinë ja shtojnë jetën Edi Ramës dhe qeverisë! Parulla e tyre- “Edi Rama të q..a motrën”, nuk ka lidhje me ndryshimet që kërkon ky vend! Rama nuk ka motër, gjithsesi. Nuk besoj se këta tipa kanë ndonjë lidhje me studentët! Nëse kanë: vaj medet këtij vendi! Paaftësia e ” Flamingo” për të krijuar një front të përbashkët politik kundër qeverisë nuk zëvendësohet me rrugacëri! Pikërisht kjo është humbja më e madhe e kohës politike. Fatkeqësisht ky është fundi dramatik i një përpjekje qytetare për ndryshim që u rikthye në alabakëri!/ET
