Last Updated on 06/05/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për ekonomistin Ricardo Hausmann, ku mbajti edhe një fjalim vlerësues.
Rama tha se Hausmann i përket atyre pak ekonomistëve që nuk shpjegojnë vetëm botën, por e ndryshojnë atë përpara se të kuptohet nga të tjerët.
Ai tregoi edhe fillimin e marrëdhënies me profesorin, duke e quajtur “një dështim total”, pasi në fillim nuk kishte marrë përgjigje kur i kishte shkruar. Sipas Ramës, gjithçka ndryshoi pasi fitoi zgjedhjet dhe Hausmann pranoi të bashkëpunojë me Shqipërinë.
Kryeministri theksoi se ekonomisti nuk erdhi si ekspert tipik me prezantime teorike, por u përfshi drejtpërdrejt në terren, duke dëgjuar dhe analizuar realitetin.
Sipas tij, Hausmann e sheh Shqipërinë jo si problem, por si një vend me potencial dhe energji të fshehur për zhvillim.
Rama: Sot këtu unë u thirra për të pararendur me fjalën time titullin Honoris Doctor Causa për profesor Rikardo Hausmann. Dua të më besoni është një barrë jo e lehtë por duke qenë se në raste të veçanta e kam të pamundur t’ja besoj fjalët e mira përkthyesit do e kthej fjalën në anglisht, sepse për mua është një provim para një profesori.
Ka shumë ekonomisë që shpjegojnë botën pas ndryshimeve. Ka shumë pak ekonomisë që e ndryshojnë para se bota ti verë re. Rikardo Hauzman i takon kategorisë së dytë. Nuk po festojmë për një intelektual të respektuar, sot po nderojmë një personalitet që u ka mësuar kombeve që të zbulojnë shumë. Duhet të them diçka që në fillim marrëdhënia ime me Rikardon ka filluar si një dështim total. I shkrova atij kur isha në opozitë, u përpoqa ta gjeja dhe ti thoja që Shqipëria ia vlente. Mora heshtje. Absolutisht asgjë. Pra, ky nuk kishte dëgjuar që një piktor donte të bëhej kryeministër. Rikardo ishte në opozitë me lidershipin e Venezuelës. Pyesja veten pse një person do të refuzonte që të fliste me dikë, por në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme për të marrë vëmendjen, në fillim duhet të fitosh zgjedhjet që në retrospektivë mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut. Sapo fitova Rikardo erdhi. Nuk erdhi si një ekspert në një vend në zhvillim me prezantim në pauer point,. Erdhi me çizme në terren, dhe kjo ka rëndësi. Sepse vendi ynë ka parë shumë ekspertë. Që vijnë e dinë çdo gjë, që e shpjegojnë vendin pasi kalojnë 6 orë në hotel, që përgatisin raporte që askush nuk i lexon dhe rekomandime që askush nuk ka besim. Dhe ka dhe ekspertë që të fajësojnë ty për dështimet. Rikardo dëgjoi, bëri pyetje, biseda u bë në një rooftop, më foli për nevojën cilat ishin burimet që do thoshte diçka për zhvillimin e Shqipërisë. Ai erdhi në konkluzionet e veta për burimet, në listën e tij e rëndësishme ishte që paditur më vuri përpara të njëjtën listë që dikush tjetër disa dekada më parë, gjatë komunizmit i quajtur Franc Jozef Shtraus vuri në tavolinën e regjimit komunist. Ajo që më bëri përshtypje, ishte mënyra si e shikonte vendin. Rikardo e shikonte Shqipërinë jo si një problem për tu zgjidhur, ai e shikonte Shqipërinë si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim. Dhe njerëzit që janë mësuar të dëgjojnë zëra pse nuk mund t’ja dalin. E gjithë kjo dukej si një muzikë e re, Rikardo nuk i qaset vendeve ashtu si mekaniku i qaset makinës, por si një kartograf duke kërkuar kapacitete.
Ekonomistë si Rikardo të shpjegojnë pse realiteti është për të dërguar faturat, erdhi dhe një tjetër mësim, më tha nëse parandalon diçka, duhet të jesh i kujdesshëm asnjë debat televiziv nuk do lidhet me një fenomen negativ që nuk ka ndodhur asnjëherë. Të parandalosh gjënë e gabuar është një nga kontributet më të mëdha që një lider i bën një vendi. Rikardo më ka thënë se lidershipi serioz është për të ndaluar kolapsin./mxh
