Gjenden dy turistët gjermanë që humbën kontaktet gjatë eksplorimit të zonës malore të Polisit në Librazhd.
Në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe një dron, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore, të cilët vijuan kërkimet intensive në terren.
Pas 15 orësh kërkime, 2 turistët u lokalizuan në fshatin Gaferr, Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas, në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se turistët kishin humbur orientimin gjatë lëvizjes në zonën malore dhe nuk kishin mundur të komunikonin për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik./Mxh
