Huthët deklarojnë se nuk janë në luftë me Italinë dhe se nuk synojnë ta përfshijnë atë në konflikt, por kritikojnë praninë e avionëve ushtarakë italianë në Arabinë Saudite
.“Rezistenca jonë është një rezistencë e armatosur legjitime përballë agresionit të zgjatur saudit. Ne nuk jemi në luftë me Italinë dhe nuk kemi ndërmend të përfshijmë vendin tuaj. Por pyesim se çfarë bëjnë avionët italianë në Arabinë Saudite, në mbështetje të luftës së Riadit kundër nesh”, deklaroi Muhammad Mansur, zyrtar i Ministrisë së Informacionit të qeverisë Houthi në Sana.
Deklarata e tij erdhi pas sulmit ndaj bazës ajrore të Taifit, në Arabinë Saudite, ku të premten u godit një avion ushtarak italian F-2000 Eurofighter.
Sipas Ministrisë italiane të Mbrojtjes, në incident nuk pati të plagosur apo viktima mes personelit italian.
Baza e Taifit është një nga objektivat e sulmeve të fundit në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes Arabisë Saudite dhe forcave Houthi në Jemen. Prania italiane në bazë lidhet me angazhimin ushtarak italian në rajon.
Huthët e paraqesin veprimin e tyre si përgjigje ndaj sulmeve saudite, ndërsa Arabia Saudite dhe palët e tjera të përfshira e konsiderojnë konfliktin në kuadrin e përshkallëzimit të sulmeve ndërkufitare./mxh
