Last Updated on 12/10/2026 by EL
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka kërkuar pushimin e dënimit me 2 vite burg për shkak të parashkrimit. Lalla u dënua me 2 vite burg në vitin 2021 për fshehje pasurie.
Llalla u arratis në Itali, para se të jepej urdhër i formës së prerë për arrestimin e tij dhe kërkoi azil politik. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Avokati i tij pati bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg me argumentin se Llala vuan nga një sëmundje e pashërueshme, por kjo kërkesë nuk u pranua.
Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.
/et
