Keith Urban nuk është penduar për vendimin për t’i dhënë fund martesës gati 20-vjeçare me Nicole Kidman, por duket se ende ka ndjenja për aktoren, 13 muaj pas ndarjes. Sipas një burimi për Daily Mail, këngëtari po punon për një album të ri, i cili është pjesërisht i frymëzuar nga ish-bashkëshortja e tij.
“Nuk është penduar për vendimin për t’u ndarë. Por Nicole i mungon”, tha burimi, duke e përshkruar albumin e ri si “melankolik, por vërtet shumë të mirë”.
Këngëtari dëshiron që vëmendja e publikut të përqendrohet te muzika e tij dhe jo te divorci.
“Ai dëshiron që njerëzit të flasin për muzikën e tij, jo për Nicole apo divorcin e tyre”, u shpreh i njëjti burim.
Ndërkohë, Kidman po përqendrohet te projektet e reja filmike dhe te dy vajzat e tyre, Sunday Rose dhe Faith Margaret. Urban, nga ana tjetër, thuhet se po e mbush orarin me angazhime profesionale për të mos menduar për jetën personale. Edhe pse është përfolur për lidhje të reja, këngëtari ka mohuar se është në një marrëdhënie tjetër.
Sipas personave pranë tij, ndjenjat për aktoren nuk janë zhdukur.
“Ai ka shumë dashuri për Nicole. Kjo dashuri nuk është shuar kurrë dhe nuk do të shuhet”, deklaroi burimi për Daily Mail./mxh
