Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho i është përgjigjur të gjithë atyre që e pyetën pse nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.
Spaho ka bërë me dije se pas zgjedhjeve katastrofike të 11 majit ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati i PD-së.
Ai tha se vendimin e mori si shenjë e përgjegjësisë për humbjen e thellë që PD pësoi në zgjedhje duke mbetur 300 miëj vota pas PS-së.
Sipas Spahos pretendimet për vjedhje të zgjedhjeve janë veç maskaradë e evitimit të përgjegjësive për humbjen më të thellë të PD ka pësuar nga themelimi i saj.
Ai thekson se kjo maskaradë bëhet vetëm për të ruajtur postet dhe privilegjet e drejtuesve aktuale të opozitës, të cilët vazhdojnë me paturpësi të shiten si luftëtare dhe misionare të rikthimit të PD në pushtet.
Spaho shprehet se me këtë sjellje politike dhe me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se sa vjen në pushtet.
“Për të gjithë ata të cilët më kanë kontaktuar dhe më pyesin se përse emri im nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD.
Pas zgjedhjeve katastrofike te 11 Majit 2025, unë jam i vetmi individ në PD që jam dorëhequr nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati i PD.
E kam marrë këtë veprim si shenjë e përgjegjësisë për humbjen e thellë që PD pësoi në këto zgjedhje duke mbetur 300 mijë vota prapa PS.
Pretendimet për “vjedhje” të zgjedhjeve janë veç maskaradë e evitimit të përgjegjësive për humbjen më të thellë të PD ka pësuar nga themelimi i saj.
Kjo maskaradë bëhet vetëm për të ruajtur postet dhe privilegjet e drejtuesve aktuale të opozitës, të cilët vazhdojnë me paturpësi të shiten si luftëtare dhe misionare të rikthimit të PD në pushtet.
Me keqardhje të thellë, por me këtë sjellje politike dhe me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se sa vjen në pushtet.
PD sot është në ditën e saj me të zezë, e mbërthyer nga një grup njerëzish pa parime e pa ndërgjegje, që interesat e tyre i kanë vënë mbi ato të vendit dhe shoqërisë.
Ata të jenë të bindur, që sado ta zgjasin bashkëpunimin me Ramën dhe agoninë e këtij regjimi, një ditë do të japin llogari për vuajtjet që kanë shkaktuar dhe vjedhjet që i kanë bërë këtij populli dhe këtij vendi”, deklaron Spaho./ kb
