Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme.
Shkreli është marrë i pandehur për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.
Çështja ndaj tij është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal të vitit 2025.
Sipas organit të akuzës, Shkreli dyshohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka premtuar dhe ofruar përfitime materiale në këmbim të votës, në mbështetje të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë/kb
