I riu që u paraqit ditën e djeshme në Spitalin e Traumës me dëmtim në sy vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.
Burime nga Trauma bëjnë me dije se deri më tani nuk është përcaktuar objekti me të cilin është goditur, ndërsa nga kontrollet e kryera nuk është konstatuar prani e ndonjë trupi të huaj në sy.
Mjekët po vijojnë ekzaminimet për të vlerësuar nëse goditja ka shkaktuar dëmtime të shikimit dhe për të përcaktuar shkallën e tyre.
I riu mbeti i plagosur gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Tiranë ku u shënuan përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë./mxh
