Mbrëmjen e djeshme Komisariati i Policisë së Korçës ka vënë në pranga shtetasin E.Z 31-vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për tri raste vjedhjes në juglindjev të vendit rreth 1 muaj më parë.
31-vjeçari dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një sasie të konsiderueshme materialesh në një fabrikë, në një magazinë, si dhe në një banesë.
Sipas të dhënave paraprake, vlera e përfituar nga këto vjedhje kap shifrën e mbi 5 milionë lekëve të vjetra. I arrestuari është emër i njohur për policinë pasi është person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.
Materialet janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme lidhur me rastin./k.m
