Last Updated on 28/02/2026 by Anisa
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u lirua pak muaj më parë nga pas 4 viteve në qelitë e paraburgimit, është shfaqur publikisht për herë të parë.
Në fotot e publikuara nga Gazeta Panorama, ish-ministri duket se ka hequr dorë nga veshjet serioze, pasi është shfaqur i veshur me pantallona xhinse dhe një triko “casual”.
Kujtojmë që në 11 dhjetor 2025, GJKKO hoqi masën e sigurisë arrest me burg për inceneratorin e Fierit. Çështja e inceneratorit është kthyer për rigjykim por ende nuk është regjistruar në Apel. Në këtë kuptim i ka përfunduar afati i mbajtjes në paraburgim përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë.
Kujtojmë se Koka u arrestua qe prej dhjetorit 2021 i akuzuar shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me aferat korruptive për Inceneratorin e Fierit. Sipas akuzave të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Për Tiranën, mori shuarje të masës së sigurisë arrest në burg pasi dënimi i marrë me 2 vite burg për “shpërdorim detyre” në shkallë të parë është ezauruar me paraburgim
