Last Updated on 21/02/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit tëtyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur tiskalisin me penelat e tyre, në muret e stadiumit“Elbasan Arena”, ikonat e ekipit të dikurshëm“Labinoti”. Emrat e tillë si Ferdinand Lleshi, BujarGugunja, Klevis Dalipi, Enver Ibershimi, Agalliu, Bilali, Shahini, Art Kovaçi, Jakupi, Kotorri, Gerson Stojku, Mihal Gjika, etj, janë pikturuar në muretrrethuese të stadiumit “Elbasan Arena”, pas një pune tëgjatë dhe të lodhshme nga 2 piktorët e apasionuar AltinDalipi dhe Arben Biqiku. Në bisedë me ata meson mbidashurinë për sportin, qytetin, emrat dhe figurat e mëdha që i dhanë aq shumë futbollit në 50 e ca vjet. Ata shprehen se “duke parë që asnjë qytetar i qytetit temirenjohur te Elbasanit, nuk reagonte për të treguarrespektin dhe mirenjohjen e ketyre ikonave te futbollit, vendosëm ti bëjmë dhe jetësojmë ata në muret e stadiumit të qytetit. Une Altin Dalipi dhe ArbenBiqiku vendosem që këto 15 ikona të futbollit, tibëjme piktura murale duke i treguar qytetit tëElbasanit, që gjithmon ka patur, ka dhe do të ketëikona futbolli . Me ane te ketyre pikturave, ne artistët ,tregojmë që Shqipëria, është e varfër nga ekonomia, por jo nga patriotizmi dhe dashuria për njeri – tjetrin. Mendoj se gjëra të bukura na presin”. Ekipi i futbollit“Elbasani”, sot është në kategorinë Superiore, dhe e ka nisur mbarë rrugëtimin drejt fitoreve, natyrisht duke patur mbështetje maksimale nga Bashkia e qytetit dhepersonalisht nga kryetari saj Gledian Llatja. Kjoiniciativë e tyre, ka marrë falenderime dhe përgëzimenga shumica e qytetareve të Elbasanit, qytet që shquhetpër masivitetin e sportit të futbollit./kb