Last Updated on 15/07/2026 by Anisa
Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin e çështjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes, ndërsa në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni.
Pritet që në ditët në vijim të përcaktohen edhe dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt.
Në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës kundër masës së sigurisë “arrest në burg”, me të cilën ai kërkon lirimin e menjëhershëm, si edhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të paraqitura në rekurs.
Në vendimmarrjen e saj, Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është proporcionale./ad
