Bashkëpunimi mes Dhurata Dorës dhe Zeynep Bastık ka dalë tashmë në publik dhe “INAT” po tërheq vëmendjen jo vetëm për kombinimin e shqipes me turqishten, por edhe për një detaj të veçantë nga prapaskenat.
Kënga u publikua në mesnatën e 2 tetorit, ndërsa pak para lançimit Zeynep mblodhi miqtë e saj në një event privat për të festuar projektin e ri.
Në videot e shpërndara nga mbrëmja, vëmendjen e mori bashkëshorti i këngëtares, aktori i njohur turk Serkay Tütüncü. Ai shfaqet duke kënduar “INAT” së bashku me Zeynep, duke surprizuar sidomos me faktin se di përmendësh edhe vargjet në shqip të kënduara nga Dhurata Dora.
Ky moment mori një tjetër kuptim për fansat shqiptarë, pasi Serkay Tütüncü ka origjinë shqiptare.
Aktori dhe Zeynep Bastık u martuan vetëm një muaj më parë, më 2 shtator, në Çeşme, pas rreth dy vitesh lidhje.
Ndërkohë, “INAT” tashmë mund të dëgjohet në platformat muzikore, duke sjellë Dhurata Dorën në një tjetër bashkëpunim me një artiste të njohur të skenës turke./mxh
