Last Updated on 02/11/2026 by Monika
Sot po zhvillohet dita e 21-të e protestës. Protestues të shumtë janë mbledhur prej orësh në sheshin para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Situata paraqitej e qetë deri pak çaste më parë, kur është shënuar një incident. Protestuesit e pranishëm kanë dashur të ndryshojnë vendndodhjen dhe kanë nisur të marshojnë për t’u pozicionuar në hyrjen anësore të Kryeministrisë.
Policët e shumtë që ndodheshin në tubim për të mbarëvajtur protestën nuk kanë lejuar këtë zhvendosje nga ana e studentëve dhe protestuesve./mxh
