Last Updated on 02/11/2026 by EL
Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT mohon faktin që të shtunën të kenë mbërritur 300 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të drogave që kanë përdorur apo që u janë hedhur në gotat e pijeve, duke u humbur totalisht vetëdijen.
Bëhet fjalë për Rapi Drug, një substancë narkotike, ku përdoruesi kalon në gjendje të pavetëdijshme dhe mund të abuzohet seksualisht me të, ndërsa të nesërmen nuk kujton asgjë.
Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë ka një këshillë për të gjithë të rinjtë, madje shkon përtej kur flet edhe si prind.
“Dëfrehuni me njerëz të besuar dhe bëni kujdes me pijet e hapura. Më mirë porosit një tjetër nëse u largove për pak nga tavolina. Dil me njerëz të besuar”, deklaroi Andrin Tahiri.
Argëtohuni, por pa abuzuar me droga. Mos bëni përzierje të substancave me alkoolin, pasi dëmet janë deri në të pakthyeshme./ET
