Këngëtarja Vanesa Sono ka reaguar për marrëdhënien e saj me Indrin, duke pranuar se mes tyre ka pëlqim, ndonëse situata mbetet e ndërlikuar për t’u përballuar.
Ajo u shpreh se emocionet e kanë kapluar më shumë nga sa e kishte menduar, duke theksuar: “Që do qaja në prime nuk e prisja. Unë gjithçka që ka ndodhur ka qenë sikur më kanë ardhur ca shuplaka dhe nuk kam marrë veten. Nuk është situatë e lehtë po të isha jashtë, e jo më këtu.”
Vanesa nënvizoi se përpiqet të mos ndikojë tek Indri për shkak të rrethanave të tij personale, por njëkohësisht e ka të pamundur të qëndrojë e distancuar emocionalisht. “Nuk dua ta ndikoj Indrin, për situatën ku është, ka një djalë. Por nuk mund të toleroj përfshirjen time,” tha ajo, duke shtuar se afrimiteti mes tyre ka nisur që në fillim: “Me Indrin kemi pasur diçka që në momentin e hyrjes, disa shikime.”
E pyetur nëse Indri ka qenë shkaktari i ndarjes nga partneri i saj i mëparshëm, këngëtarja sqaroi se lidhja kishte probleme të mëhershme. “Ishte një marrëdhënie e cila do të përfundonte në një moment ose tjetër. Ishte një marrëdhënie ku unë kërkoja diçka që partneri nuk e donte, por nuk dua të hyj në detaje,” u shpreh ajo.
Pavarësisht deklaratave të Indrit për të mbajtur distancë, Vanesa pranoi se e ka të vështirë të qëndrojë larg tij. “Unë jam e përfshirë dhe më prek dhe dua t’i rri afër. Nuk e shoh, i harroj të gjitha dhe dua t’i afrohem,” tha ajo, duke shtuar se dëshiron që kjo eksperiencë të jetë pozitive për të dy: “Kjo eksperiencë dua të jetë e bukur për Indrin dhe për mua. Nuk e di si do ja gjej anën kësaj gjësë, por do ja gjej.”/mxh
