Muaji janar i këtij viti ka shënuar një fluks të lartë të vizitorëve që kanë hyrë në vendin tonë, me 1.2 milionë persona, sipas të dhënave të INSTAT.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 3.3%, krahasuar me janarin e vitit 2025, referuar të dhënave zyrtare. Nga shifrat e mësipërme, prej 1.2 milionë hyrjesh në Shqipëri, rezultuan mbi 552.187 shtetas të huaj, duke pësuar një rënie të lehtë me -1.5% krahasuar me janarin e 2025.
Të ndarë sipas rajoneve të hyrjes së shtetasve të huaj drejt vendit tonë gjatë muajit të kaluar, Europa Jugore kontribuon me 88% të fluksit dhe Europa Perëndimore me 6% të hyrjeve nga kontinenti i Vjetër, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Një peshë të konsiderueshme të fluksit të të huajve që vizituan Shqipërinë gjatë muajit janar zënë edhe udhëtarët nga Amerika, me mbi 10 mijë e 800 persona që hynë në territorin e vendit tonë, sipas INSTAT./kb
