Last Updated on 16/11/2026 by EL
Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit dhe në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Përsa u përket reshjeve, sot pasdite priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarkun Vlorë priten reshje mesatare. Në këto qarqe reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.
Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër (e martë, dt. 17) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 14 / 19°C, në vendet e ulëta: 12 / 20 °C dhe në vendet malore: 6 / 15°C. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare dhe në bregdet deri e fortë.
