Inter Miami CF ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të majtë Sergio Reguilón, i cili ka nënshkruar kontratë deri në dhjetor të vitit 2027, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër, deri në dhjetor 2028.
28-vjeçari spanjoll i shtohet skuadrës së Inter Miami duke sjellë përvojë të madhe nga nivelet më të larta të futbollit evropian, çka pritet të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe thellësinë në repartin defensiv të ekipit.
Klubi e bashkon mbrojtësin me ekipin që drejtohet nga trajner Javier Macheranos, ndërsa ylli kryesor i skuadrës është Lionel Messi. Ai vjen si zëvendësim për Jordi Alban, i cili po pensionohet nga futbolli.
“Është një projekt shumë ambicioz, një klub kampion që po i bën gjërat shumë mirë dhe kjo është ajo që më tërhoqi. Vij këtu për të vazhduar të fitoj dhe të konkurroj. Qëllimi im është të vazhdoj të fitoj, të synoj kupat që na mungojnë dhe të fitojmë gjithçka këtu”, u shpreh Reguilón pas zyrtarizimit.
Reguilón i bashkohet Inter Miamit pasi ka luajtur në dy nga kampionatet më prestigjioze të Evropës, La Liga dhe Ligën Premier , si dhe ka përvojë të konsiderueshme në garat ndërkombëtare, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. m.p.
