Last Updated on 20/08/2025 by adminfjala
Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë një përforcim të rëndësishëm në sulm këto ditë të mbetura të merkatos.
Sipas “TuttoMercatoweb” drejtuesit e Napoli-t kanë hedhur sytë te sulmuesi i ri i Inter-it, Francesco Pio Esposito, i cili në sezonin e kaluar shënoi 20 gola në Serie B, ku ishte i huazuar te Spezia.
Oferta e Aurelio De Laurentiis ka qenë plot 45 milionë euro për sulmuesin 20-vjeçar. Megjithatë, përgjigjja e Inter-it ka qenë e menjëhershme, duke e refuzuar ofertën dhe duke i treguar Napoli-t se ai lojtar është i pashitshëm.
Pio Esposito konsiderohet si e ardhmja e sulmit zikaltër dhe këtë sezon pritet te këtë minutat e tij në dispozicion për të treguar vlerat në ekipin e parë të Inter-it. Kështu që Napoli duhet të shqyrtojë alternativa të tjera për të gjetur zëvendësuesin e Lukaku-t.
