Interi u rikthye në krye të Serisë A pas fitores 3-1 ndaj Bolognas në “San Siro”.
Zikaltrit dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijuan raste që në minutat e para me Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram.
Rezistenca e Bolognas u thye në minutën e 39-të, kur Zielinski realizoi nga distanca. Në fillimin e pjesës së dytë, Lautaro dyfishoi avantazhin pas një goditjeje këndi.
Interi pati edhe raste të tjera për të thelluar rezultatin, por pa konkretizim të menjëhershëm. Goli i tretë erdhi në minutën e 74-të, me Thuram pas një tjetër këndi.
Bologna shënoi golin e nderit në fund me Castro, por pa ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Një “hakmarrje” nga Interi, për eliminimin e pak ditëve më parë nga Bologna në gjysmëfinalen e Superkupës./K.M
