Prokurori Matt Halling pyeti këtë të martë, ish-gjeneralin Wesley Clark lidhur me dëshmitë e tij para senatit amerikan më 1999 dhe 2000 lidhur me vendosjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe shqetësimet e tij të shprehura asokohe se Serbia mund të tentonte të rikthehej në Kosovë.
Clark sqaroi se nuk mendonte që Serbia do të kthehej në Kosovë, por si gjeneral ishte puna e tij të merrte parasysh rreziqet dhe rrethanat e kohës.
“Ende nuk kishte një marrëveshje. Në fakt, nuk pati marrëveshje derisa Kosova shpalli pavarësinë në 2008”,-tha Clark./ K.M
