Last Updated on 15/07/2026 by Anisa
Ish-ministri gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezana Paunovic, e cila ka thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” qysh në vitin 1998.
Roth e ka quajtur deklaratën të trishtueshme dhe frustruese. Madje, sipas tij është absurde sesi nuk ka reagim nga politika dhe shoqëria serbe, kur ky vend aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.
“Një ministër serb fantazon hapur për “spastrimin etnik” të Kosovës. Dhe pothuajse nuk ka asnjë kundërshtim në politikë apo në shoqëri.
Si është e mundur që një vend të anëtarësohet në BE në këtë mënyrë? Urrejtja dhe nacionalizmi nuk ndërtojnë partneritet. Kjo është thjesht e trishtueshme dhe frustruese”, ka shkruar Michael Roth.
Deklarata e ministres serbe Snezana Paunovic ka ngjallur reagime të shumta në Tiranë dhe Prishtinë, me politikanët shqiptarë që kanë kërkuar shpelljen e saj “non-grata” dhe u kanë dërguar letra informuese selive diplomatike./ad
