Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar përgjatë kësaj javë me protestat e të rinjve.
Meta shprehet se Shqipëria e ka zgjidhjen shumë të thjeshtë për ata që duan një Republikë të vërtetë Parlamentare ku sovraniteti i përket popullit.
Kreu i PL-së ndalet te 3 elementë me rëndësi, si rikthimi te Kushtetuta, qeveria teknike dhe zgjedhja e presidentit nga populli.
“Shqipëria e ka zgjidhjen shumë të thjeshtë për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe duan një Republikë të vërtetë Parlamentare ku sovraniteti i përket popullit.
1. Rikthimi te Kushtetuta e votuar me Referendum nga populli, para ndryshimeve të vitit 2008.
2. Sanksionimi në Kushtetutë i një Qeverie Teknike para çdo palë zgjedhjesh parlamentare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.
3. Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli”,-shkruan Meta./mxh
