Last Updated on 04/07/2026 by Anisa
Një 33-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri teksa po lëvizte me një skuter në zonën e Porta Capuanës, në Napoli.
Sipas autoriteteve italiane, efektivët e Policisë së Shtetit mbërritën në vendngjarje rreth orës 01:00 të mëngjesit, pas raportimeve për të shtëna me armë.
I plagosuri u transportua me urgjencë drejt Spitalit Pellegrini, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët dhe motivin e sulmit.
Sipas Corriere del Mezzogiorno, viktima është identifikuar si Alessandro Grivano./ad
