Last Updated on 18/02/2026 by Anisa
Pas dy ditëve mungesë është gjetur i pajetë në një përrua. Sipas të dhënave paraprake shtetasi S. H., 49 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Librazhd/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2026, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
