Përtej bilancit të qeverisjes, nuk ka shumë gjëra që bashkojnë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez. Sidomos politika e emigracionit!
Gjatë debatit të zhvilluar dje, 18 qershor, në Këshilli Europian, kryeministrja daneze Mette Frederiksen përshëndeti votimin e Parlamenti Evropian për rregulloren e re mbi kthimet e emigrantëve dhe kërkoi që liderët evropianë të zhvillojnë një debat strategjik për politikat e emigracionit.
Por më pas mori fjalën Pedro Sánchez, i cili shprehu kundërshtimin e tij. Kryeministri spanjoll tha se nuk sheh nevojën për debate të tjera strategjike dhe kundërshtoi rregulloren e re për kthimet, duke argumentuar se ajo nuk do të sjellë rezultate konkrete.
Në këtë pikë ndërhyri Giorgia Meloni, e cila kritikoi ashpër vendimin e qeverisë spanjolle për të legalizuar qindra mijëra emigrantë pa dokumente.
Kryeministrja italiane akuzoi Sánchez se kjo masë nuk prek vetëm Spanjën, por ka pasoja edhe për vendet fqinje, duke ndikuar në politikat e tyre të emigracionit.
Edhe kryeministri belg Bart De Wever u përfshi në debat, duke thënë shkurt: Unë jam në ekipin e Mettes!
Për të shmangur përshkallëzimin e përplasjes, presidenti i Këshilli Evropian, António Costa, ndërpreu diskutimin dhe njoftoi se çështja do të trajtohet më gjerësisht në një samit të ardhshëm./mxh
