Irani njoftoi ndërprerjen e sulmeve ndaj Izraelit, pas një vale përplasjesh ushtarake që shënuan përshkallëzimin të tensioneve mes dy vendeve që pas shpalljes së armëpushimit.
Deklarata u transmetua nga radioja shtetërore iraniane, ku autoritetet ushtarake thanë se Republika Islamike ishte hakmarrë në mbështetje të Libanit dhe se, në këto rrethana, operacionet e forcave të armatosura janë pezulluar.
Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Irani lëshoi raketa drejt Izraelit dhe su kundërpërgjigje ushtria izraelite kreu sulme ndaj objektivave në territore të ndryshme të Iranit.
Menjëherë, presidenti amerikan, Donald Trump bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë reagoi sërish në X, ku u shpreh se të dyja palët kërkojnë armëpushim dhe negociatat po vazhdojnë. Bllokada do të mbetet në fuqi të plotë, derisa të arrihet një “Marrëveshje Përfundimtare”, pohoi Trump.
Më herët, mediat ndërkombëtare raportojnë se kryeministrit izraeelit i ishte kërkuar nga Trump që të shmnagë një hakmarrje të mëtejshme pas sulmeve iraniane, në përpjekje për të ruajtur stabilitetin e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Uashingtoni./mxh
Artikulli i MëparshëmISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit
Artikulli Tjetër Moti i keq bllokon qarkullimin në aksin rrugor Maliq-Gramsh
