Ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë tre komandantë palestinezë në Gaza, duke pohuar se ata ishin pjesëtarë të Brigadave Al-Qassam, krahut të armatosur të Hamasit.
“Në një sulm të saktë dje, forcat izraelite dhe agjencia e sigurisë Shin Bet eliminuan Mohammed al-Yazourin në zonën Khan Younis”, tha ushtria në një deklaratë, duke pretenduar se Al-Yazouri shërbente si komandant i Brigadës Khan Younis të Hamasit.
Ushtria gjithashtu pretendoi se Hudhaifa Muammar, një “komandant kompanie” dhe Muhammad Bahjat Rashi, për të cilin tha se ishte pjesëtar i krahut ushtarak të Hamasit në Brigadën Khan Younis, u vranë në të njëjtin sulm.
Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Hamasi apo Brigadat Al-Qassam. Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza, duke vrarë më shumë se 73.000 palestinezë dhe plagosur mbi 174.000 të tjerë, ndërsa ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës së enklavës.
Sulmet vazhdojnë pa ndërprerje pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor të vitit 2025./mxh