Forcat e Armatosura të Izraelit paralajmëruan qytetarët për rrezikun e një sulmi të mundshëm nga grupi shiit Hezbollah. Zëdhënësja e ushtrisë, Effie Defrin, tha se në orët e fundit janë vërejtur përgatitje të shtuar nga organizata terroriste për të qëlluar raketa drejt territorit izraelit.
“Ne po monitorojmë Hezbollah dhe të gjithë komandantët e saj, nga Bejruti deri në jug të Libanit. Forcat tona po veprojnë në këtë moment për të penguar dhe prishur këto përpjekje,” tha Defrin.
Ajo shtoi se ushtria izraelite do të godasë çdo kërcënim ndaj sigurisë së qytetarëve dhe nuk do të lejojë dëmtime ndaj civilëve.
Forcat izraelite kanë vendosur trupa shtesë në Liban pas një vale sulmesh raketore nga Hezbollah më 2 mars, duke përfshirë vendin fqinj në luftën në zgjerim midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar Libanin se mund të humbasë pjesë territoriale nëse Hezbollah nuk dearmatohet./mxh
