Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar përshkallëzim të sulmeve ndaj Iran, pas vazhdimit të sulmeve me raketa ndaj territorit izraelit.
Në një deklaratë zyrtare, Katz tha se Izraeli do të zgjerojë objektivat ushtarake, duke përfshirë zona që, sipas tij, përdoren për prodhimin dhe mbështetjen e armëve kundër civilëve në Israel. Ai theksoi se paralajmërimet ndaj Teheranit janë injoruar dhe se përgjigjja do të jetë më e ashpër.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përplasjet mes dy vendeve rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme./mxh
