Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, iu nënshtrua një operacioni për “bllokimin e nervit frenik” për të trajtuar lemzën e vazhdueshme. Lajmi është dhënë nga gruaja e tij, Michelle, përmes rrjeteve sociale.
Mjekët thanë të shtunën se kanë bllokuar nervin e djathtë dhe kanë planifikuar një operacion të ri brenda 48 orëve për të bllokuar të majtin.
Nervi frenik është një nga nervat kyç në qafë që kontrollon diafragmën, muskulin kryesor të frymëmarrjes.
“Kanë qenë 9 muaj me vështirësi dhe siklet me lemzën e përditshme”, tha Michelle Bolsonaro. Mjekët e ish-presidentit u shprehën se ndërhyrja shkoi mirë.
70-vjeçari u shtrua të mërkurën për ndërhyrjen e hernies. Në shtator, ai u dënua me 27 vite burg për komplotin e humbjes së tij në zgjedhjet elektorale të vitit 2022.
Me kërkesën e avokatëve të tij mbrojtës, ai u autorizua nga Gjykata Supreme që të kryente ndërhyrjen. Në një deklaratë të publikuar gjatë qëndrimit të tij në spital, Bolsonaro mbështeti fushatën presidenciale të të birit, Flavio, për zgjedhjet e 2026. Pas daljes nga spitali, ai do të rikthehet në burg.
Jair Bolsonaro është përballur me probleme shëndetësore pas një sulmi me thikë në vitin 2018, pas të cilit iu nënshtrua disa ndërhyrjeve/kb
