Last Updated on 10/07/2025 by adminfjala
Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur publikisht për herë të parë në një intervistë, duke e cilësuar ndalimin e tij si një akt të motivuar politik dhe të panevojshëm nga pikëpamja ligjore e njerëzore.
“Në rastin tim nuk ekzistonte asnjë rrethanë e jashtëzakonshme që të justifikonte privimin e lirisë. Ishte një urdhër politik, i zbatuar përmes nënshtrimit të gjyqtarëve,” tha Malltezi, duke theksuar se ndëshkimi i tij kishte si synim goditjen e figurës politike të familjes së tij.
Ai denoncoi gjithashtu sekuestrimin e aseteve të tij: “Jam i vetmi person në Republikë që ditën e parë të arrestimit më janë sekuestruar të gjitha llogaritë bankare, mbi 70% e pronave, dhe më janë marrë të gjitha aksionet në tre kompani private. Më gjeni një bandit që i ka ndodhur gjysma e këtyre brenda një dite.”/kb